Probleme me shtatzëninë? Ariana e Ermalit shtrohet në spital (FOTO LAJM)

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Ermal Fejzullahut, është në pritje të ëmbël të fëmijës së tyre të katërt.

Më herët, Ermali tregoi gjatë një interviste se do të bëheshin sërish me vajzë dhe ky lajm e ka lumturuar pa masë këngëtarin, pasi është shprehur se vajzat janë pika e tij e dobët.

Disa ditë më parë. Ariana organizoi një babyshower magjik për të voglën që do të vijë në jetë, mirëpo për bashkëshorten e këngëtarit duket se kanë nisur problemet e shtatzënisë.

Ajo është shtruar në spital dhe këtë e ka treguar vetë për ndjekësit e saj në Instagram.

Ariana ka publikuar një foto ku tregon dorën me serum, teksa qëndron e shtrirë në shtrat.

Ende nuk e dimë se ç’ka ndodhur me Arianën, megjithatë ne i urojmë ta kalojë sa më shpejt!
Shtuar më 24/08/2019, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori