Probleme me ligjin? Loredana sapo u surprizua nga policia e Kosovës (FOTO LAJM)
Përveç hiteve të ndryshme muzikore që ka sjellë, emri i Loredanës është lakuar shpesh dhe për
problemet me policinë në shtetin zvicerian, aty ku historia me
zonjën Petra mori vëmendjen maksimale të gjithë mediave.
Ndonëse emri i reperes ka qenë i lidhur jo fort mirë me policinë në
Zvicër, duket se me policinë në Kosovë
Loredana gëzon një lidhje shumë të mirë. Ajo ka ndarë medaljen që ka marrë nga autoritetet e Kosovës, duke falenderuar publikisht emrin që ia ka dorëzuar.
Pak javë më parë,
Loredana ndau një foto me
zonjën Petra ku dukeshin të dyja të qeshura duke treguar se
problemet kanë mbetur pas në të shkuarën dhe tani edhe situata në
Zvicër është qartësuar.
Shtuar më 03/11/2020,
ora 15:53