Probleme me drejtësinë, kapen 400 kg drogë në fermën e Paris Hilton

Pëlqej
Nuk është hera e parë që Paris Hilton të jetë fokus i policisë, pasi ajo është arrestuar për përodorim të lëndëve narkotike. Por një ngjarje është pasuar një ditë më parë, teksa është sekuestruar një sasi e konsiderueshme droge në një avion, i cili ishte pranë fermës së saj.

Ndonëse bukuroshja miliardere nuk ndodhej aty por në një festë, në pranga kanë rënë katër persona. Bëhet fjalë për plot 400 kilogramë kokainë, me një vlerë prej 1.5 milion dollarë të cilat janë sekuestruar nga policia e Kosta Rikës në një avion të parkuar në pistën e uljes private të fermës të Paris Hilton.

Gjatë operacionit të policisë janë arrestuar 4 persona, ku njëri prej tyre është punonjës në rezidencën e familjes Hilton.

Autoritetet tashmë po punojnë për të zbuluar nëse kjo pistë përdorej pa dijeninë e familjes Hilton nga narkotrafikantët. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori