Probleme me alkoolin dhe mallin? Miley Cyrus flet për herë të parë hapur
Miley pranoi në një intervistë për Variety se ka 6 muaj që është esëll.

“Po bëhen 6 muaj tashmë që jam esëll. E gjitha filloi sepse më duhet të bëja një operacion për kordat e zërit...Megjithatë kishte pak kohë që po mendoja për mamanë time. Ajo është e birësuar dhe shumë prej ndjesive të saj që lidheshin me braktisjen i kisha edhe unë. Nga ana tjetër, prindërit e babait tim u ndanë kur ai ishte 3 vjeç dhe praktikisht është rritur vetë. Kisha shumë histori familjare që më ndikonin dhe shpeshherë pyesja veten ‘Pse jam kështu siç jam?’. Sidoqoftë duke kuptuar të shkuarën, ne kuptojmë më shumë për të tashmen dhe ta ardhmen. Terapia më ka ndihmuar shumë," tha Miley në një episod të podcastit të Variety.

Ajo pranoi se ky tranzicion nuk ka qenë i thjeshtë.

“Është e vështirë sepse të jesh e re dhe të mos konsumosh alkool është njësoj si të jesh e mërzitshme. Por në fakt nuk është fare kështu. Dua të them unë mund të jem shumë gjëra, por ‘e mërzitshme’ nuk është një prej tyre. Sidoqoftë e gjitha ja vlen kur çohesh në mëngjes dhe je 100% e kthjellët.”

Cyrus ka folur hapur për eksperiencën e saj me alkoolin apo drogën. “Nuk është sekret se unë i kam pasur shumë qejf festat. Unë jo vetëm kam tymosur, por edhe e kam promovuar këtë gjë në një nga këngët e mia më të njohura ku flas për kokainën," shkroi në Tëitter në gusht të 2019. Ndërkohë në maj të 2017, Cyrus tha për Billboard se nuk pinte më. Ndërsa në tetor të 2019 u shpreh për fansat e saj se kishtë 4 muaj esëll.


Shtuar më 24/06/2020, ora 09:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori