Përlotet ministri Koka: S'ka gjë më të shtrenjtë se vajza për babain
Sot është Dita Ndërkombëtare e Vajzave. Kjo ditë ka për qëllim të njohë të drejtat e vajzave dhe sfidat unike me të cilat përballen ato.

Kjo ditë duket se nuk i ka shpëtuar ministrit Lefter Koka, i cili i ka dedikuar një status vajzave të tij, duke e shoqëruar me një foto.

"Nuk ka asgjë më të shtrenjtë se vajza për babain!

Në rutinën e përditshme të jetës, nuk ka një moment që të mos mendoj për ju vajzat e mia të shtrenjta, Rina dhe Ana!

Krenar që jam babai juaj, aq krenar sa duhet të ndihet çdo baba për vajzën e tij!

Baballarë, Gëzuar Ditën NdërkombëtareVajzave!

Le të jetë kjo një ditë kujtesë, për ndarjen e vlerave familjare me to, besimin te aftësitë e tyre për të ecur përpara në jetë dhe dashurinë tonë si një mbështetje e domosdoshme prindërore", përfundon reagimin emocionues ministri i Mjedisit, Lefter Koka. /albeu.com/

Shtuar më 11/10/2016, ora 17:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori