Ish-ushtaraku i UÇK i shpëton jetën futbollistit në avion, djaloshi takon “engjëllin mbrojtës”

Para disa ditësh në emisionin “Abc e Mengjesit”, u fol per nje ngjarje të ndodhur në avion ku i riu 17-vjeçar Samir Haxha humbi ndjenjat duke rrezikuar të humbasë edhe jetën. Por në të njëjtin avion ndodhej edhe Ridvan Tahiri, ish ushtaraku i UÇK i cili me ndërhyrjen e menjëhershme e rikthehu ne jetë.

Gjate emisionit një video surprizë e futbollistit emocionoi ushtarakun, duke premtuar në këtë mënyrë edhe takimin mes njëri-tjetrin. Ky takim është realizuar, ku padyshim ka qenë shumë emocionues dhe nuk kanë munguar as fotot e videot.