Çifti shumë i dashur për publikun,
Sara dhe
Ledioni janë
prindër të dy
djemve, London dhe Roman. Më i vogli erdhi në jetë në tetor të vitit që lamë pas dhe trashëgimtarja e Top Channel-it herë-herë publikon momente pranë tyre në rrjete sociale.
Vetëm së fundmi, ajo ka ndarë një foto nga dhoma e ndenjes, ku shihet Londoni dhe
Ledioni duke parë futboll.
Duke qenë se shtëpia e saj është e mbushur me djem,
Sara ka shprehur publikisht dëshirën e të pasurit një vajzë.
“Kam vërtetë nevojë për një vajzë këtu”, ka shkruar ajo krahas fotos, fjali e cila duket dhe si një "kërkesë" për të shoqin.
Shtuar më 15/11/2020,
ora 20:31