Prindër për herë të dytë? Sinani dhe Andrra ndezin dyshimet
Sinan Hoxha dhe Andrra Destani janë padyshim një nga çiftet më të dashur për publikun dhe çdo e re nga jeta e tyre përbën interes dhe kuriozitet.

Çifti janë prindër të një djali, Ansit 2 vjeç, megjithatë dëshirën për një fëmijë tjetër nuk e mohojnë.

Me postimet e saj të fundit në Instastory Andrra ka lënë të kuptohet se ajo dhe Sinani po planifikojnë fëmijën e dytë shkruan xing.al.

E pyetur kur mendon ta bëjë fëmijën e dytë, Andrra i është përgjigjur: "Kur të jetë kësmeti", teksa ka zbuluar se këtë herë do donte të bënte një vajzë që ta bënte Ansin me motër.
Shtuar më 16/08/2018, ora 18:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori