Prince
Harry dhe
Meghan Markle do ta kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë në maj të vitit 2018.
Kjo është bërë e ditur nga “Kendington Palace” vetëm një ditë pasi është njoftuar për fejesën e tyre.
Por si duket prncit i është shfaqur një problem.
Princi
Harry, të cilit po i bien
flokët, do të shpenzojë 50.000 funte (57.000 euro) për transplantimin e flokëve.
33-vjeçari ka vendosur të bëjë një ndërhyrje të ngjashme me Wayne Rooneyn, në mënyrë që ta mbulojë kokën me flokë.
Miqtë e ngushtë të Princit janë betuar se do ta mbajnë të fshehtë këtë gjë, ndërsa e fejuara
Meghan Markle e mbështet shumë këtë ide.
Mirëpo, për t’iu nënshtruar ndërhyrjes,
Harry duhet të marrë lejë nga familja e tij mbretërore dhe ai ka vendosur që të kërkojë leje për t’iu nënshtruar procedurës.
Sdoqoftë, atij i është kërkuar që të presë deri pas martesës me
Meghan që do të ndodhë në muajin maj, në mënyrë që të mos bëhen kryetemë
flokët e tij të mbjella.
“
Harry e di se me genet familjare do të humbë shumë flokë në vitet në vijim. Vëllait të tij, William, tashmë po i bien shumë
flokët”.
“Ai është vërejtur në shumë paraqitje me
Meghan se në majë të kokës dhe në pjesën e pasme, zona pa flokë po bëhet gjithnjë e më e madhe”.
“Duke qenë një Princ modern, dëshiron të duket i ri sa më gjatë që është e mundur”, ka thënë një burim, citon Daily Star. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2018,
ora 11:01