“Princi im”, Klaudia rrëfen kush është balerini që e mbante në ajër
"Princi im", shkroi Klaudia krahas një casti ku balerini e mbante në ajër.

Kjo bëri që të ngriheshin shumë pikëpyetje, por Klaudia ka rrëfyer se nuk janë asgjë përvecse shokë.

"Unë jam në pritje të videos së re të kërcimit që bën pjesë në grupin e emrit tim, pra bëhet fjalë për shkronjën U.

Siç e dini unë jam duke realizuar videot e kërcimit që kanë lidhje me shkronjat e emrit tim, Klaudia. Deri tani kam bërë videot e gërmave K, L, A, dhe kjo e radhës është U-ja.

Këtë herë do të jetë një passo a due romantike me një princ, që kam dashur ta quaj princi im sepse historia e videos është e tillë. Një vajzë që humbet mendjen pas një kamarieri në një bar dhe e ëndërron atë si princin e saj të kaltër...Kjo është historia", ka rrëfyer balerina për class. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2019, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori