Princi George mbush 1 vjeç (FOTO LAJM)

Sot Princi George mbush 1 vjeç dhe me këtë rast, pallati mbretëror ka shpërndarë dy fotografi zyrtare të tij, në nder të trashëgimtarit të tretë në radhë për fronin mbretëror britanik. Ky është një ndër imazhet e fundit të Princit lëshuar nga Mbretëria e Bashkuar, në nder të ditëlindjes së tij të parë.

Fëmija i Princit William dhe Dukeshës së Kembrixhit, Kate, ka lindur në 22 korrik të vitit 2013. George erdhi në jetë në spitalin Paddington në qendër të Londrës, aty ku edhe babai i tij Princi William kishte lindur 31 vite më parë. Ardhja në jetë e George Alexander Louis, i njohur me titullin mbretëror si Princi George i Kembrixhit, ishte një event global. /albeu.com/

Shtuar më 22/07/2014, ora 12:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori