Princesha në pritje të ëmbël, një bebush po i shtohet familjes mbretërore (FOTO LAJM)

Princesha Eugenie dhe Jack Brooksbank janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Lajmin e bukur e ka dhënë Pallati Buckingham këtë mëngjes.

Çifti, i cili u martua në tetor 2018, pritet të sjellë në jetë fëmijën në fillim të vitit 2021">2021.

Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut janë “të lumtur për lajmin”, sipas një deklarate nga Pallati Buckingham.

Ky do të jetë nipi i parë për Princin Andrew dhe dukeshën e York-ut.

Vajza e tyre e madhe Princesha Beatrice u martua me Edoardo Mapelli Mozzi në një ceremoni private në Windsor Castle në korrik.

Eugenie, 30 vjeç, ndau lajmin e bukur në Instagram me një foto të ëmbël të dy papuçeve të bebushit me mbishkrimin: “Jack dhe unë jemi shumë të lumtur për fillimin e vitit 2021">2021”.

Ajo gjithashtu ndau një foto të ëmbël të saj dhe Jack duke buzëqeshur për kamerën, që duket se është bërë kohët e fundit.

Shtuar më 25/09/2020, ora 12:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori