Princesha e re i bën një dedikim Lady Dianës
Pëlqej
Teksa dasma mbretërore afrohet ngadalë (më 19 maj, nëse s'e keni marrë vesh akoma), Meghan Markle po bëhet gati për të qenë nuse me zgjedhjet e veshjeve fantastike.

Për të festuar Commonwealth Day në Westminster Abbey bashkë me Princ Harry-n dhe pjesën tjetër të familjes, Meghan mori vëmendjen e të gjithëve me një pallto të bardhë akull.

Palltoja është krijimi i Amanda Wakeley, një stilisteje britanike e cila preferohej shumë nga Lady Diana, kur kjo e fundit ishte ende gjallë. Zgjedhja, edhe pse delikate, tregon se Meghan po i merr detyrat e saj si një mbretërore e ardhshme, shumë seriozisht.

Për të nxjerrë në pah pallton perfekte, Markle e veshi me një fustan të zi, gjithashtu krijim i Wakeley dhe e kombinoi me një kapelë të ngjashme me një beretë franceze shkruan Anabel.

Versioni i saj i kapelës tipike mbretërore ishte një zgjedhje e freskët, ashtu siç bënte shpesh Lady Diana. Për t'iu bindur të paktën një herë të vetme protokollit, Meghan mbajti në duar një çantë nga Mulberry, veshi taka të mbyllura dhe geta nudë.
Shtuar më 13/03/2018, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori