Princesha e Monakos pret binjakë, lajmi përhapet nga Twitter-i
Ndërsa vetëm pak ditë më parë u bë me dije se princesha e Monakos pret fëmijë, tashmë dimë se ajo pret binjakë. Duke i'u referuar shtypit afrikano-jugor, Princi Albert II, 56 vjeç dhe bashkëshortja e tij Charlène, 20 vite më e re, presin binjakë.

Ky lajm është përhapur pas një postimi në “Twitter” të Darek Watts, një gazetare e revistës afrikano-jugore “Carte Blanche” dhe e televizionit M-net, e cila ka intervistuar edhe princeshën në vitin 2011.

Gazetarja, me orgjinë nga Zimbabve ashtu sikurse familja e Charlène, kishte marrë një telefonatë nga babai i princeshës, Mike Wittstock, miku dhe shoku i saj i klasës, për ta informuar se vajza e tij është shtatzënë dhe pret binjakë. Sakaq, principata ka konfirmuar vetëm lajmin që Charlène është shtatzënë, por jo atë që ajo pret binjakë.

Princi Albert II dhe Charlène, ish-notare olimpike, u martuan në vitin 2011. /albeu.com/

Shtuar më 03/06/2014, ora 14:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori