Pa skuadër që prej përfundimit të kontratës me Real Madridin, ja çfarë po pret Isco

Me Sevillan si plan B, Isco Alarcon po pret që Betis të lëvizë për nënshkrimin me të.

Mesfushori e di që nuk  është gjëja më e mirë të mbërrish pa stërvitje, por fakti është se nënshkrimi nuk mund të përfundojë derisa skuadra e Verdiblanco të zgjidhë problemet e saj financiare, diçka që pritet të ndodhë në ditët në vijim.

Pavarësisht gjithçkaje, Isco po punon me një trajner personal dhe nëse asgjë nuk shkon keq do të ketë lajme në ditët në vijim.

Kujtojmë që edhe pse lojtari do të transferohet me kosto zero do të jetë një nga lojtarët më të paguar në skuadër. /albeu.com


Shtuar 3.08.2022 16:51