Kush është biznesmeni u ekzekutua me pistoletë silenciator në mes të Tiranës
Princ Harry hedh në gjyq gazetën:Nuk mund të shoh më gruan time duke vuajtur
Princ Harry ka hedhur në gjyq tabloidin britanik “The Mail on Sunday”, referuar një letre me shkrim dore që Meghan i kishte dërguar dikur babait të saj.

Në një deklaratë ai e ka krahasuar situatën e Meghan me atë të së ëmës së tij dhe tregon se nuk mund ta shohë më duke vuajtur.

“Dikur humba nënën, ndërsa tani po shoh gruan time të jetë viktimë e këtyre forcave të fuqishme. Vjen një pikë kur e vetmja gjë që mund të bësh është që të qëndrosh pa bërë asgjë ndaj kësaj sjelljeje, sepse shkatërron njerëzit dhe shkatërron jetët e tyre.

Por ne të gjithë e dimë që kjo është e papranueshme, në asnjë nivel. Ne nuk mund dhe nuk duhet të besojmë se jetojmë në një botë ku nuk ka përgjegjësi për këtë gjë”, mësohet të jetë shprehur Harry.

Meghan dhe avokatët e saj kanë nisur procedurat në Gjykatën e Lartë dhe akuzojnë tabloidin për shpërdorim të informacionit privat, shkelje të të drejtave të njeriut dhe shkelje të të dhënave personale.
Shtuar më 01/10/2019, ora 23:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori