Princ Harry dhe Meghan Markle zbulojnë sa fëmijë duan të kenë
Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër për herë të parë në muajin prill të këtij viti, megjithatë duket se çifti i familjes mbretërore nuk duan ta mbyllin me kaq.

Gjatë një interviste për “British Vogue” (e edituar nga vetë Meghan), Harry foli për mbrojtjen e mjedisit për gjeneratat në të ardhmen dhe kështu me shaka shtoi se ai dhe bashkëshortja e tij kanë menduar për të bërë një fëmijë tjetër, për të mbrojtur mjedisin.

Momentalisht duka dhe dukesha po shijojnë momentet si prindër të rinj me vogëlushin e tyre Archie dhe është ende herët për të folur për një fëmijë të dytë, kështu që mbetet një plan i së ardhmes. Archie ka ndryshuar rrënjësisht jetën e Harry-t dhe Meghan dhe tani duket se janë më të lumtur se kurrë me ‘detyrën’ e re si prind.
Shtuar më 30/07/2019, ora 17:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori