Komiteti merr 3 vendime! Nis aplikimi i dozës së tretë, ulet mosha e vaksinimit në 16-vjeç (VIDEO)

Komiteti i Ekspertëve sot ka marrë 3 vendime të rëndësishme në lidhje me vaksinimin e qytetarëve shqiptarë kundër COVDI-19.

-Komiteti ka vendosur që personat mbi 60-vjeç dhe që kanë marrë dy vaksinat COVID-19 të marrë dozën e tretë të vaksinës, 6 muaj pasi është aplikuar doza e dytë.

-Komiteti ka vendosur të ulë moshën e vaksinimit në 16-vjeç duke i ftuar ata të marrin dozën e parë

-Komiteti sugjeron që fëmijët 12-15 vjeç dhe që vuajnë nga probleme shëndetësore, të vaksihen

-Masat anti COVID-19 të aplikuara deri më sot nuk do të ndryshojnë për shkak të raporteve negative nga rastet dhe vdekjet.

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Covid-19 dëmton, vaksina nuk dëmton. Bashkitë të cilat kanë mbulesë të lartë vaksinale është bashkia e Gjirokastë, Bashkia e Tepelenës, Bashkia e Pukës dhe disa bashki të tjera në veri dhe në jug të vendit.

Niveli i masave shtrëngyuese do të mbetet sërish i njëjtë. Ajo që kërkon Komiteti Teknik është zbatimi rigoroz i tyre.

Komiteti vendos që personat që janë mbi 60-vjeç dhe kanë bërë dy vaksinat ftohen të bëjnë dozën e tretë, 6 muaj pas aplikimit të dozës së dytë. Fëmijët nga mosha 16 vjeç e sipër sugjerohen të vaksinohen në miratim të prindërve. Fëmijët nga mosha 12 në 15 vjeç që vuajnë nga probleme shëndetësore, sugjerohen të vaksinohen kundër COVID-19. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 22.10.2021 14:18