Prej një viti të ndarë, Adrola shkon me ish-bashkëshortin në Paris

Një vit më parë bëri bujë të madhe në media divorci i modeles së njohur shqiptare, Adrola Dushit, me ish-bashkëshortin Adis Patushin.

Ata janë prindër të vogëlushit Troi dhe kur vjen fjala për të voglin, Adrola ka pranuar se ajo dhe Adisi janë gjithmonë së bashku.

Një ditë më parë, modelja ka treguar nëpërmjet një postimi në Instagram se Troi mbushte plot 5-vjeç dhe ajo ka udhëtuar në Paris me djalin për të festuar.

Adrola shkroi për të birin një urim të ndjerë, që preku zemrat e të gjithëve shkruan xing.a.

Mirëpo Adisi ka publikuar në Instastory, ku tregon se ai gjithashtu ndodhej në Paris për ditëlindjen e djalit të tij. Mesa duket, ata kanë vendosur të udhëtojnë së bashku, në mënyrë që Troit të mos i mungojë asnjë nga prindërit në ditëlindjen e tij.

Shtuar më 27/11/2018, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori