Pranoi se kishte bërë operacion gishtat e këmbëve, Aurela ndryshon qëndrim (FOTO LAJM)

Aurela Hoxha ishte e ftuar të shtunën e kaluar në emisionin “ShikoKushLuan”, ku ndër pyetjet e shumta që iu bënë ishte dhe ajo mbi operacionet plastike. Hoxha tha se në fakt kishte bërë operacione dhe saktësisht gishtat e këmbëve.

Nuk e kuptuam përse ishte e nevojshme, por në fakt Aurela s’e paska patur seriozisht. Fansat, që se menduan që Aurela kishte bërë shaka, fundja mund të thoshte thjesht jo s’kam bërë asgjë, ia morën për të mirëqenë deklaratën.

Aq e vërtetë u duk për një çast, sa një fanse e pa Aurelën si mënyrë shpëtimi. Ndjekësja i shkruante në Instagram dhe kërkonte të dinte se ku i kishte bërë gishtat e këmbëve.

Ajo nuk ndihej mirë me të sajat ndaj kërkonte ta udhëzonte Aurela.

“Ooo zot!!! Të jem e sinqertë nuk më interesojnë të gjitha të pavërtetat që shkruajnë portalet, por ndikimi që kam te ju më prek shumë, ndaj dhe dua të përgjigjem publikisht. Shiprt, “ShikoKushLuan” është një format për të luajtur e zbavitur, si të tillë e trajtova dhe unë, ato përgjigje ishin “shaka” dhe portalet ushqehen me këto “lajme”... Unë jam shumë e lumtur me gishtat e këmbës e çdo gjymtyrë që më ka falur Zoti, duhet të jesh dhe ti.”

Nuk do të dëshironim të ishim në vendin e fanses shkruan Anabel. Pa dashur, Aurela ia çoi nëpër mend një vajze gishtat e këmbëve, që ajo i paska problem dhe për më tepër, kur ajo shpresoi se mund t’i ndreqte, Aurela e zhgënjeu. Kujdes ç’flisni herën tjetër!
Shtuar më 09/01/2018, ora 16:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori