"Prandaj jam beqare..." balerina e njohur tregon pse ia mbath nga burrat
Isida Mollaymeri tregoi në një intervistë televizive se të gjithë partnerët që ka pasur kanë qenë xhelozë.

E ftuar në emisionin Mos i Fol Shoferit në Isida sqaroi për publikun se kjo gjë nuk i pëlqen aspak dhe mund të jetë arsyeja përse është ende beqare.

Rudina Dembacaj: Ke patur dikë në krah që është bezdisur?

Isida Mollaymeri: Po është bezdisur shumë, nuk ka ardhur kurrë të shohë shfaqje. Ishte normal, por në llojin e vet. Më mirë që nuk vinte, se kush bënte gërr gërr pas shfaqjes. Më mirë kur nuk sheh gjë.
Rudina Dembacaj: Ke pasur partner shumë të vështirë?

Isida Mollaymeri: Të gjithë të vështirë më duken mua.

Rudina Dembacaj: Gjithmonë ke patur në krah një djalë xheloz?

Isida Mollaymeri: Po, ndoshta prandaj jam beqare. Kur ma venë lakun në qafë, unë iki me vrap.
Shtuar më 03/03/2019, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori