Poza nga plazhi, Oriola ndez edhe njëherë rrjetin (FOTO LAJM)

Oriola Marashi është padyshim një ndër modelet më të komentuara shqiptare, jo vetëm për pamjen e saj por gjithashtu dhe për jetën personale. Bukuroshja është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit foto mjaft provokative që gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen.

Së fundmi, modelja ka postuar disa foto në Instagram, ku si gjithmonë shfaqet mjaft sensuale. E veshur me bikini teksa pozon buzë detit, bukuroshja ka vënë në pah edhe njëherë linjat perfekte trupore. Padyshim komentet nga fansat kanë qenë të shumta, duke e komplimentuar për bukurinë e saj.

Kujtojmë që Oriola është përfolur shumë edhe për lidhjen me futbollistin Eros Grezda. Bukuroshja kaloi karantinën së bashku me futbollistin, periudhë ku edhe pranuan se ndodhen në një marrëdhënie.

Madje, thuhet se çifti ka hedhur një hap drejt fejesës, megjithëse ata Kanë preferuar të mos komentojnë asgjë.

Shtuar më 12/07/2020, ora 13:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori