Nis sot punimet Samiti i BE-së në Bruksel, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin të mësojnë fatin

Ditën e sotme pritet të nisë punimet samiti dy-ditor i BE-së në Bruksel.

Pritet që të marrin pjesë 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian, ku do diskutohet mbi procesin e zgjerimit dhe çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Me sy dhe veshë nga selia e unionit do të jenë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilat prej 2014 kur morën statusin e vendit kandidat presin çeljen e dritës jeshile për negociatat, por edhe Kosova, e cila pret një vendim pozitiv për liberalizimin e vizave.

Ndërkohë mësohet se takimi i liderëve të BE-së dhe gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor fillon në orën 9:30 në ndërtesën e Këshillit Evropian.

BE-ja njoftoi se presin shkëmbim të mendimeve me partnerët e Ballkanit Perëndimor për mundësitë për forcimin e procesit të anëtarësimit, përkatësisht përshpejtimin e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.

Por duket e vështirë që në këtë samit Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të marrin një përgjigje pozitive, pasi vetoja Bullgare ndaj RMV mbetet ende në fuqi dhe situata është komplikuar edhe më shumë pas rrëzimit të qeverisë së Kiril Petrov, mbrëmjen e djeshme.