Tensione me trajnerin, Andre Onana braktis Kamerunin dhe Kupën e Botës

Paraditen e kësaj të hëne, Kameruni po përballet me Serbinë në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Botës. Para takimit, AFP zbuloi se Andre Onana u përjashtua nga përzgjedhja për arsye disiplinore, por të panjohura për momentin.

Cadena COPE di pak më shumë rreth temës. Mediat iberike bëjnë të ditur se ka pasur tensione mes portierit dhe trajnerit kamerunian në lidhje me modelin e lojës. Samuel Eto’o, presidenti i Federatës së Kamerunit, u përpoq të qetësonte të gjithë dhe të mbante portierin, por Andre Onana ka vendosur të largohet nga kombëtarja. /G.D albeu.com/