Postoi foto me Dua Lipën, fansat sulmojnë Beben se u zu me Rita Orën

Mbrëmjen e djeshme Bebe Rexha ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto me Dua Lipën. Kjo e ka shtyrë një ndjekëse të këngëtares të mendojë tashmë Bebe e ka lënë miqësinë me Rita Orën dhe shkaku është Dua.

“Mendoj se e le Rita Orën,” ka qenë komenti që e ka bërë Beben të japë sqarime.

“Jo! Mos filloni me këtë. Rita është gjithashtu shoqja ime"-shkruan anabel.

Pak ditë më parë dy këngëtaret shqiptare me famë botërore Bebe Rexha dhe Dua Lipa ja morën valles në mes të Spanjës. Ndërsa tre ditë më parë Bebe ishte së bashku me Rita Orën e ftuar në Victoria’s Secret Fashion Show.
Shtuar më 11/11/2018, ora 16:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori