Postimet luksoze në Instagram, Morena Taraku merr vendimin drastik (FOTO LAJM)

Morena Taraku shquhet për fotografitë e saj provokuese dhe stilin e kuruar që ka.

Ajo preferohet dhe është shumë e komentuar në publik, dhe prandaj ka edhe shumë fansa në rrjetet sociale shkruan albeu.com.

Detaji që bie në sy në fotografitë e Morenës, është fakti që nuk ka të ndalur me firma lukzoe.

Gucci, Louis, Balenciaga, Puma Taraku e ka blinduar profilin me rrobat dhe aksesorët e shtrenjtë.

Por mesa duket tërë ky ekspozim i ka bërë dëm këngëtares, pasi ka vendosur që të tërhiqet nga rrjetet sociale.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Tarakuprofilin e saj në instagram, duke thënë se tani e tutje do të kujdeset më shumë për veten.

Ajo ka falënderuar fansat e saj për komentet dhe përkrahjen, ndërkohë ka thënë se do të fokusohet në “qetësinë e saj shpirtërore”. /albeu.com/
Shtuar më 26/10/2019, ora 09:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori