Kush janë tetë kandidatët në garë për kreun e BKH-së

Janë plot tetë kandidatë në garë për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit(BKH). Ata janë vlerësuar pozitivisht nga komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-sënë tetet për aftësitë fizike, të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruajtur raportet.

SPAK njoftoi se komisioni mbeti shumë i kënaqur nga cilësia dhe performanca e aplikantëve, dhe si pasojë ka vendosur që të rrisë numrin që do të konkurojë në fazat e fundit nga 6 në 8 kandidatë.

Drejtues i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja bëri publike listën e kandidatëve që do të ftohen të marrin pjesë në fazat e mëtejshme të përzgjedhjes.

Lista

Aida Veizaj

Ardian Çipa

Artur Beu

Ervin Hodaj

Gentjan Shehaj

Lindita Nushi

Idajet Faskaj

Ylli Pjetërnikaj


Shtuar 14.02.2020 10:30