"Portokalli" nuk do të vazhdojë më transmetimin (FOTO LAJM)

Për të na shoqëruar këto ditë izolimi në shtëpi, emisioni i humorit “Portokalli” vendosi të na hiqte paksa mërzinë.

Në një njoftim në faqen zyrtare të emisionit në Instagram u bë e ditur se “Portokalli” do të vazhdonte, por në një version shumë aktual.

“Ditari i Karantinës Portokalli” u quajt programi që sjell nëpërmjet humorit histori të izolimit në shtëpi.

“Ditari i karantinës” u transmetua të dielën e kaluar, më 22 mars, mirëpo në një njoftim nga faqja zyrtare në Instagram thuhet se gjithashtu ky program do të ndërpritet.

Kjo për të mos rrezikuar shëndetin e aktorëve në një situatë kaq delikate në vend për shkak të Covid-19.

“Publik i dashur i Portokallisë, kushtet e karantinës e bëjnë të pamundur realizimin në kohë dhe me cilësinë e duhur teknike produksionin tonë. Në këto kushte, si të gjithë shqiptarët, ne kemi vendosur të mendojmë së pari për mirëqenien e trupës dhe stafit mbështetës pa të cilët ky emision është i pamundur. Shumë shpejt Portokallia do të rikthehet në ekran me gjithë shkëlqimin e saj të paimitueshëm. Projekti jonë i vetëm është ai i “Tch”, adresa ku Portokallia u krijua. Deri atëherë, kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj. Ju duam shumë. Stafi i Portokalli.”- shkruhet në njoftim.
Shtuar më 25/03/2020, ora 18:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori