Tërmet i fortë në Kinë, 21 persona të plagosur dhe qindra ndërtesa të shembura

Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 5.4 i shkallës Rihter goditi orët e para të mëngjesit Kinën lindore. Mediat shtetërore raportuan për të paktën 21 persona të plagosur dhe me qindra ndërtesa të shembura.

Tërmeti që goditi në orën 2.33 të mëngjesit provincën Shandong, sipas shërbimit meterologjik kishte një thellësi prej 10 kilomatrash. Mediat vendase thanë është më i forti i rënë deri më tani prej një dekade në këtë zonë.

Tërmeti që u ndje deri në Pekin dhe Shangai u pasua nga 52 pasgoditje, dhe për këtë arsye hekurudha e Pekinit njoftoi anulimin e mbi 60 trenave për të dielën.


Shtuar 6.08.2023 16:36

Tags: , ,