Anxhela Peristeri shpallet fituese e Festivalit? Reagon drejtori i RTSH-së (FOTO LAJM)
Prej ditësh në portale ka qarkulluar lajmi se fituesja e
Festivalit të
Këngës në RTSH është përzgjedhur nga juria dhe ajo është Anxhela Peristeri. Sipas këtyre lajmeve, juria e
festivalit i ka dhënë pikët maksimale
këngës së Anxhelës me titull “Karma”. Mirëpo ky lajm rezulton të jetë i pavërtetë dhe me logjikë fituesi nuk mund të shpallet para
festivalit, i cili do të mbahet në
datat 16, 17 dhe 18 dhjetor.
Në një prononcim për “Abcnews.al”, drejtori i RTSH-së Martin Leka i ka hedhur poshtë thashethemet e fundit duke u shprehur se përzgjedhja e fituesit që tani është e
pamundur.
“Është e
pamundur të dalë fituesi, kur festivali nuk është zhvilluar ende. Po e qartësoj që Festivali i
Këngës do të mbahet në
datat 16, 17 dhe 18 dhjetor”, u shpreh Leka duke i bërë thirrje portaleve të tregohen transparentë.
Shtuar më 24/11/2020,
ora 09:37