EMRI/ Përplasja me armë në Fier, shoqërohen në polici dy shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patos, Fier. Një 31-vjeçar i identifikuar si Klajdi Sulo, është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta ditën e sotme në Patos.

31-vjeçari është dërguar në në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se pas ngjarjes janë shoqëruar dy persona të cilët kanë dijeni mbi atë se çfarë ka ndodhur , ndërsa është identifikuar edhe autori i saj.

Burime nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar se 31-vjeçari është parë të lëvizë shpesh gjatë ditës në rrugën e qytetit të Patosit, me makinën e tij.

Ngjarja e kësaj të hënë ka ndodhur në po të njëjtin vend ku rreth katër muaj më parë pati edhe një shkëmbim me armë zjarri.


Shtuar 17.08.2020 18:41