"Polici i Portokallisë" braktis showin e humorit (FOTO LAJM)

Prej pak javë ka startuar “Verë dhe Portokalle”, ku trupa e aktorëve të njohur udhëtojnë drejt një qyteti të ndryshëm për të dhuruar spektakël për publikun.

Por një ditë më parë, aktori i njohur Florjan Binaj ka zbuluar se nuk do të jetë pjesë e këtyre shfaqjeve.

Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, Bianj shprehet se për arsye personale dhe profesionale, nuk do të jetë në këtë turne nëpër qytete.

“Të dashur miq, mikesha dhe fansa. Për arsye personale dhe profesionale nuk do jem në turneun e ‘Portokallisë’ nëpër qytete. Suksese të gjithë kolegeve dehe kolegëve. Portokallia është gjëja më e bukur që ndodh në çdo qytet këtë verë”, ka shkruar aktori i njohur.

Shtuar më 23/06/2019, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori