Aktori i famshëm
turk Necati Sasmaz, ose siç e njohim të gjithë nëpërmjet serialit "Lugina e Ujqërve"
Polat Alemdar, ka dhënë një video-mesazh drejtuar popullit egjiptian, i cili po kalon ditët më të errëta në historinë e tij.
Sasmaz uron që kjo lojë të mbarojë sa më shpejt dhe ngjarjet në Kajro i lidh edhe me ngjarje në vende të tjera myslimane.
"Të dashur vëllezër egjiptianë, ne e vlerësojmë lirinë dhe demokracinë në rezistencën tonë, e unë lutem me gjithë zemër që të keni sukses. Janë disa shpërthime të jashtme në përputhje me vendet islamike, ata kanë ushtarët dhe luajnë lojrat e tyre. Por besojë se ky grusht shteti do të prishet", thotë ndër të tjera në mesazhin e tij
Necati Sasmaz.
Aktori turk ishte aktiv edhe gjatë protestave në Stamboll ku gjatë një takimi me kryeministrin Erdogan u shpreh: "Na kanë marrë mësysh". /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2013,
ora 11:31