Aktori i njohur i emisionit të humorit “Duplex”, Visjan Ukcenaj, duket se krahas aktrimit ka marrë shumë seriozisht edhe muzikën.
Katër muaj më parë ai publikoi një këngë të titulluar “S’ka si ti”, e cila i dedikohej djalit të tij të vogël, Divinit. Fjalët e ndjera të
këngës së tij, ku i shprehte dashurinë të birit, rrëmbyen zemrat e publikut.
Së fundmi, teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në Instastory, Visjani ka zbuluar se po punon për të sjellë sërish një projekt të ri muzikor.
Një ndjekës e pyet aktorin nëse po sjell ndonjë këngë, ndërsa Visjani i ka treguar se po vjen
diçka e bukur.
“Keni ndonjë projekt tjetër muzikor?”, është pyetja të cilës
aktori i është përgjigjur:
“Po,
diçka shumë të bukur do bëjmë.”
Mbetet të presim për të parë se ç’këngë do të sjellë këtë herë
aktori i njohur i “Duplex”.
Shtuar më 14/08/2019,
ora 10:59