Po luajnë me ne? Mozzik dhe Loredana fotografohen sërish bashkë

Loredana erdhi sërish dje në Kosovë dhe neve direkt na shkoi mendja te Mozzik dhe me të drejtë.

Nuk kanë kaluar as 24 orë dhe hamendësimet tona dolën, pasi çifti është fotografuar sërish në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Telegrafi ka arritur të sigurojë një tjetër fotografi të çiftit, të realizuar gjatë ditës së sotme (e premte), ku janë parë së bashku në hotelin me emër.

Ata shihen mjaft të afërt me njëri-tjetrin, ku Mozzik ndodhet i ulur kurse Loredana po i thotë diçka.

Shtuar më 30/10/2020, ora 16:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori