"Po flas shqip, jo kinezçe", konflikohet Roberti dhe Alketa
Pas kërcimeve të konkurrentëve, shpeshherë hapet debat në "Dance with me", por këtë herë shkak ishte thjesht një kompliment i moderatores Alketa Vejsiu drejtuar Robert Aliajt.

"S'kemi pse të jemi fallco, pse mos jemi të sinqertë", i tha Roberti Alketës.

"Unë të bëra një kompliment, po flas shqip jo kinezçe. Mbështetu tek e mira, mos shiko busull publikun", ja ktheu Alketa.

"Alketa ke pasqyrën përpara më duket po flet për veten", i tha Roberti.

"Nuk u morëm vesh, ishte moment konfuz", u shpreh Alketa për të mbyllur debatin, por Valbona ndërhyri dhe tha: "Alketa mos ju fut lojës së Bertit se kemi një spektakël për të bërë.

"O Valbona nuk i futem lojës së Robertit unë jo", ja ktheu moderatorja shkruan xing.

"Robert na fëlliqe, tani t'i japim situatës ngjyrat e kërcimit", përfundoi Alketa.
Shtuar më 10/12/2018, ora 22:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori