Po "çmend" ndjekësit në Instagram, por Eliona zbulon të dashurin "fatlum"
Një ditë më parë aktorja Eliona Pitarka ishte e ftuar në emisionin “Fun day”, ku gjatë intervistës ajo ka zbuluar se është në një lidhje.

Ajo ka thënë se djali në fjalë e ka transformuar dhe mendon se ka gjetur dashurinë e vërtetë.

“Aq shumë gjëra janë përfolur për mua dhe aq shumë janë shpifur sa që kam vendosur që këtë pjesë ta mbaj për veten time. Ai nuk është person publik dhe nuk do që të jetë absolutisht fare prandaj e respektoj vendimin e tij. Ai është shumë i kuptueshëm. Më ka ndihmuar dhe më ndihmon, kontrollon emailet e mia të punës, është shumë mendjehapur. Sigurisht bëhet edhe xheloz sepse kam edhe epitetin e femrës seksi të Duplexit. Por ai e di kush jam unë. Ai më njeh shumë mirë. Kuptohemi me sy. Nuk kam qenë kurrë romantike por derisa zbulova dashurinë e vërtet, jam bërë shumë. Njeriun e ndryshoka dashuria. Kam qejf të më sjellë lule, çokollatë. Ku i kam dashur unë ndonjëherë këto gjëra, kam qenë grifshë. Ai më ka transformuar, më ka bërë më të ëmbël”, u shpreh Eliona.
Shtuar më 17/10/2018, ora 16:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori