Nesër Bayern Munich-Inter, Inzaghi mendon të startojë me lojtarët që kanë pak minuta

Nesër në mbrëmje do të luhen një pjesë e ndeshjeve të fundit të grupeve të Champions League.

Një nga sfidat e mbrëmjes të nesërme është edhe Bayern Munich-Inter. Dy klubet e kanë siguruar kualifikimin, me gjermanët në vendin e parë dhe zikaltërit në të dytin. Meqënëse Inter ka siguruar kualifikimin, Inzaghi thuhet se po mendon të përfshijë në formacionin titullar lojtarët që kanë më pak minuta në skuadër.

Lukaku mendohet të jetë titullar në repartin e sulmit, Gosens gjithasthu në krah, Asllani mund të ketë një vend në rolin e regjisorit dhe Bellanova gjithashtu në krah.

Inzaghi mendon të startojë me lojtarët që kanë më pakë minuta, për të ruajtur gjendjen fizike edhe të lojtarëve titullarë, pasi më pas ata do të kenë sfidën në Serie A përballë Juventusit, në derbin e italisë, më 6 nëntor në mbrëmje./ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.10.2022 09:15