“Playboy”-i italian vdes gjatë seksit me një 23-vjeçare
Ndërron jetë në moshën 63 vjeçare, Maurizio Zanfanti, ose siç njihej “Zanza”, i cili konsiderohet si “Mbreti i demave” në Rivierën Romanjole.

Në natën mes të martës dhe të mërkurës, “playboy” i njohur ishte goditur nga një sulm në zemër, ndërsa ai po konsumonte një marrëdhënie seksuale me një 23 vjeçare nga Rumania, me të cilë kishte raporte miqësir, raporton shtypi italian.

Ishte vajza që dha alarmin tek një mik i përbashkët, i cili më pas thirri ambulancën. Megjithatë, përpjekjet për ringjallje ishin të padobishme.

I konsideruar si një legjendë e vërtetë në mesin e “latin lover” të Rivierës që nga vitet shtatëdhjetë, Zanza ishte bërë gjithashtu i njohur përtej Italisë: historitë e tij të dashurisë, arritën deri te gazeta gjermane ‘Bild” e cila i kushtoi një artikull.

Siç mësohet nga shtypi italian, duke punuar pë vite si një “dashnor” për një lokal frekuentuar si “Bloe Up”, Zanfanti ishte në gjendje për të rritur reputacionin e tij si një “heartbreaker”, duke u bërë i papërmbajtshëm.

Në fakt, dhjetëra turistë zgjodhën Rivierën e Romanjës për t’u takuar dhe përjetuar dashurinë latine me të. “Zanza” ka thënë se kishte marrëdhënie me mijëra vajza të huaja që arritën, sipas tij, një mesatare prej 150-170 vajza në sezon.

“Unë mendoj se kam bërë shumë promovim të turizmit për Riminin, se sa njëqind agjenci”, kishte deklaruar në 2015-ën.

Një jetë “e ekzagjeruar”, që ka ushqyer legjenda më të pabesueshme: më e famshmja, sipas thashethemeve, është se dikur ndoqi një grua deri në Suedi, me të cilën ishte dashuruar, por më pas zbuloi në komodinën e kësaj të fundit një fotografi të tij si një nga “playboy”-t më të njohur italianë.
Shtuar më 30/09/2018, ora 17:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori