Plasin ofendimet në Instagramin e Sonit: Nëna ime është më e bukura! (FOTO LAJM)

Pëlqej
Soni Malaj është një uragan i vërtetë, ndërsa me mjaft klas i është kundërpërgjigjur një fanseje, e cila ofendonte nënën e saj. Një foto e postuar në Instagram, ka sjellë një rebelim nga ana e këngëtares kundrejt një komentueseje.

Soni e cila njihet për sportivitetin që ka me ndjekësit dhe miqtë në rrjetet sociale, nuk e ka lënë me kaq, por i është kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë.

Një ndjekëse në Instagram ka shkruar: “Ktu po po ta shikoje live ishte mos mo keq sa mere @soni_malaj”.

Por Soni nuk e ka lënë me kaq dhe i'a ka kthyer: "Më duket e turpshme që ju hyni në profilin tim dhe flisni kështu për mamanë time.

Sikur të jetë më e shëmtuara në botë, ajo për mua është nëna më e bukur. Unë nuk kam nxjerrë këtë foto për të treguar sa e bukur është dhe nqs doni t'a dini realisht, elle est tres belle", ka shkruar ajo. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori