Plas skandali në klanin Kardashian, Tristan tradhtoi Khloen me shoqen e saj të ngushtë
Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në klanin Kardashian-Jenner.

Thuhet se partneri i Khloe-s, Tristan Thompson e ka tradhtuar atë me mikeshën e ngushtë të Kylie-itpor edhe të Khloes, Jordyn Woods e cila rri tërë kohës në shtëpinë e Kardashianëve.

Epo nëse deri më tani, vajzat e familjes s’kishin reaguar ende, Kim bëri hapin e parë.

Zyrtarisht, ka hequr nga llogaria e saj e Instagram-it, si Tristan-in ashtu dhe Jordyn! Nuk ndjek më asnjë prej të dyve dhe kjo vërteton edhe më shumë çfarë thuhet.

Sipas People, gjendja në familje është shumë e tensionuar dhe të gjithë janë më shumë se të inatosur me Woods. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2019, ora 08:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori