Plas sherri në studio, Almeda ankohet për Tolgan: Vetëm luan Playstation
Almeda dhe Tolga ishin të ftuar në një emision turk së fundmi në televizionin “Kanal D”, ku gjatë intervistës bukuroshja shqiptare u ankua. Ajo tregoi se Tloga luan gjithë ditë play station dhe kjo gjë e acaron shumë.

"Tolgahan luan gjithë ditën playstation, e kuptova që nuk heq dorë dhe ndava katet", tha Almeda.

Ndërsa Tolga iu kthye: "Ka shumë vende në shtëpi ku mund të qëndrosh".

Pas Almedës, u ankua edhe Tolga, i cili tregoi se ajo bën namin nëse ai bën rrëmujë.

"Shtëpia jonë është shumë e pastër, por sikur të lë edhe gotën e çajit pranë divanit, Almeda bën namin", tregoi aktori.

"Tolga është kaq rrëmujaxhi. E provon një bluzë dhe e lë aty", tha Almeda.

Shtuar më 26/05/2020, ora 19:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori