Plas sherri në “Dancing With the Stars”, Soni i kthehet keq Ilirit
Pëlqej
Mbrëmja e djeshme e spekataklit të kërcimit “Dancing ëith the Stars”, ka sjellë një natë me debate mes jurisë dhe konkurrentëve.

Aktualisht Soni Malaj është në konkurrim në spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars” ku është më në formë se kurrë. Në momentin e vlerësimit, Ilir Shaqiri ju drejtua Soni Malajt se i ishte dukur e kontraktuar dhe disa pasazhe kërcimi ka qenë e tensionuar.

Iliri : “Po të krahasoj përformancën tënde me të Aulonës unë preferoj Aulonën (pasi edhe Aulona kishte të njëjtën disiplinë) sepse mu duke e tensionuar ”

Soni: “Nuk e pranoj absolutisht këtë dhe nuk mund të hedhësh poshte gjithë këtë punë, ftoj këdo ta bëj këtë që bëra unë sonte. Ju nuk mund të shprehni gustot tuaja personale sepse jeni kryetar jurie. Nuk niset fjalia në këtë mënyrë.

Ilir: Përderisa ishin dy disiplina njëlloj nuk ka asgjë që unë të shpreh gustot e mia, unë u nisa të flas për atë çka ti dhe nga ana teknike.

Debati ka vazhduar edhe per disa minuta dhe ka qenë moderatorja Almeda Abazi e cila ka ndërhyrë duke vijuar me vlersimin në pikë të çiftit. /albeu.com/


Shtuar më 26/05/2018, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori