Frederik Ndoci e pranon publikisht: Kisha momente intime me Sesilia Plasarin dhe pse isha i martuar (FOTO LAJM)

Në komedinë “Edhe kështu edhe ashtu”, mes Frederik Ndocit dhe Sesilia Plasarit ka pasur një skenë puthjeje, e cila në fund është vendosur të mos shfaqet.

Këtë e ka zbuluar vetë Frederiku në intervistat e mëparshme, por aktori ka habitur me deklaratën e fundit ku ka treguar se mes tij dhe aktores ka patur momnete intime edhe pse ai ishte i martuar në atë kohë.

I ftuar në “‘Glamour Zone” ai është rrëfyer si asnjëherë më parë.

“Kemi patur plot momente të bukura, si të duash, ndaç intime, ndaç… Kishim ca skena me puthje, edhe në fillim të filmit edhe në mes, por duhej ta bënim shumë organike. Duke i provuar për qejf, për të parë a dukemi mirë te kamera… Edhe pastaj më duket se punoi kimia, edhe shyqyr na ikën dritat atë natë”, tha aktori.