Plas në klanin Kardashian, Kim godet me grusht Kourtneyn
Kim Kardashian Westi dhe Kourtney Kardashiani njihen për debatet e tyre të ashpra, por nga inserti i tyre të episodit të ardhshëm të shfaqjes së familjes “Keeping up ëith the Kardashians”, debati degradon në përleshje fizike.

Në njoftimin se “Keeping Up With Kardashians”, do të transferohet për Sezonin 18, inserti prezantoi një vështrim të shkurtër të disa prej dramave të sezonit të ri.

Kimi dhe Koutney shihen duke debatuar për diçka dhe papritur Kim godet me grusht Kourtneyn.

Kourtney Kardashiani hedh diçka te motra e saj, ndërsa shikuesit dëgjojnë Kourtneyn duke bërtitur, “Ti nuk ke çfarë të thuash!”.

Shtuar më 28/02/2020, ora 09:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori