Plagosi menxherin e Feros, autori arratiset nga spitali
Sot në orët e hershme të mëngjesit është arratisur një i paraburgosur nga Klinika e Ortopedike e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Burime të Klan Kosova kanë mësuar se bëhet fjalë për Adhurim Krasniqin i cili dyshohet se ditë më parë e ka plagosur me armë zjarri menaxherin e On Records, Met Elshanin.

I pandehuri Krasniqi ka qenë duke u trajtuar në Klinikën Ortopedike për shkak të plagosjes që kishte marrë në këmbë gjatë konfliktit të armatosur, nga ku edhe ka ikur sot në orët e para të mëngjesit.

Kujtojmë se pas përleshjes me Elshanin, Krasniqit i është shqiptuar masa e paraburgimit nën dyshimin se ka kryer Tentim Vrasje.
Shtuar më 24/05/2019, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori