Pjesë e filmit “I love Tropoja” të Mamaqit do të jetë edhe aktori i njohur i “Portokallisë” (FOTO LAJM)

Aktori dhe producenti i njohur, Ermal Mamaqi, do të sjellë shumë shpejt filmin e tij më të ri të titulluar “I love Tropoja”.

Deri tani, është zbuluar se pjesë e kastit të aktorëve do të jenë dy këngëtaret Enca Haxhia dhe Bleona Qereti, aktorja Arjola Demiraj, Uindi Haxhia, si dhe doktori i njohur i VIP-ave, Skerdi Faria.

Gjithashtu, ditën e sotme Ermali ka zbuluar se pjesë e kastit të aktorëve do të jetë edhe aktori i “Portokallisë”, Irgen Çela, i njohur nga të gjithë si “Xhoda”.

Aktori ka publikuar një foto me Irgenin gjatë xhirimeve të filmit të ri, teksa të dy shfaqen në makinë.

Mbetet ende të presim për të mësuar emrat e tjerë të showbiz-it, të cilët do të jenë pjesë e filmit më të ri “I love Tropoja”.
Shtuar më 18/08/2019, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori