Pjesë e filmit amerikan, Xhensila përlot me fjalën për Besin
Mos e besoni po deshët por Besart Kallaku do të jetë pjesë e një filmi aksion të huaj.

Bes Kallaku ka publikuar një pjesë nga trailer-i i filmit ku luan,
"The Brave", që është xhiruar në Shqipëri, me një kast të madh aktorësh, mes të cilëve, aktori Ervin Bejleri dhe ylli i kinemase botërore, Louis Mandylor.

Menjëherë pas këtij lajmi edhe Xhensila, partnerja e tij ka bërë një dedikim emocionues.

'Ne jete jane dy dite te rendesishme, dita kur linde, dhe dita kur e kuptove pse...Ti ke lindur per te lene gjurme dhe une jam krenare qe rrugetoj bashke me ty ne te mbrekullueshmen jete...Ke bere gjene me te bukur por me te veshtire deri tani ne jete, ke bere njerezit te buzeqeshin, dhe sic e thua edhe vete Buzeqesh sepse ne kurre nuk do qeshim dy here me te njejten shaka, ama do qajme disa here per te njejtin problem.Ky eshte vetem fillimi, sepse une di qe ti do ngjitesh shume lart dhe do kthehesh prap per ti dhene doren dikujt tjeter...Krenare per ty. ' ka shkruar Xhensila në postimin dedikuar Besit krah videos ku ai shfaqet në trilerin e filmit amerikan. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2018, ora 23:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori