Kërcënoi Bashën? Rama sqaron deklaratën për kreun e PD-së

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka komentuar për mediat paralajmërimin që bëri në adresë të kryedemokratit Basha, duke i kujtuar fijen e perit që ndan nga finalizimi apo grisja e paktit zgjedhor.

Sipas Ramës nuk ishte kërcënim pasi ai nuk bën kurrë dicka të tillë.

“Nuk e pranoj dhe nuk kam për ta pranuar që nga një anë ne nënshkruajmë marrëveshje parimore e gjitha në funksion të kërkesave të PD dhe nga ana tjetër, shahemi, fyhemi e akuzohemi përditë për këtë cështje, kërcënohemi dhe shantazhohemi përditë me një gjuhë rrugë, nga figurat e njohura të sharësit e shpifësit në atë parti, kjo është e papranueshme”- tha Rama.

Reagimi i plotë

Unë nuk bëj kërcënime dhe nuk e kam në ADN dhe në kulturën time, por mbase ngatërroni të folurin hapur e direkt, shpeshherë e quani arrogancë, ose ndryshe, ajo që unë thashë dhe e përsëris është që ky është një proces ku duhet të respektojmë qëllimin që është i përbashkët, askush nuk dyshon besoj, unë jo, që në raport me këtë qëllim nuk kemi diferenca, nuk dyshoj që Basha apo Meta, apo shtojini emrat vetë, nuk duan që Shqipëria të integrohet në BE, por nuk mjafton se nuk është udhëtim me avion, është ndërtimi këtu i Evropës, vlerave, parimeve dhe standardeve të kthyera në materie demokratike institucionesh e komunikimi.

Nuk e pranoj dhe nuk kam për ta pranuar që nga një anë ne nënshkruajmë marrëveshje parimore e gjitha në funksion të kërkesave të PD dhe nga ana tjetër, shahemi, fyhemi e akuzohemi përditë për këtë cështje, kërcënohemi dhe shantazhohemi përditë me një gjuhë rrugë, nga figurat e njohura të sharësit e shpifësit në atë parti, kjo është e papranueshme, se marrëveshja do të shkojë në Kuvend dhe ne nuk kemi pse sillemi sikur jemi shërbëtorë të paguar, ulin kokën lajnë pjatat e marrin të sharat e të zotit të shtëpisë, ne jemi zot shtëpie këtu, si edhe ata, nuk jemi shërbëtoret e tyre.

E nga ana tjetër ata nuk meritonin nga ne gjithë atë respekt dhe tolerancë, por nuk e bëmë për ata, por për një interes më të madh dhe për të dhënë shembull të qartë se jemi ndryshe edhe në këtë rast, se thuhet që opozita e ka bërë reformën, nuk është e vërtetë, kam qenë në opozitë kemi negociuar me Berishën por jo cfarë donin ne është bërë. Eshtë gjetur një pikë ku është kuptuar që këtu njëri nuk lëshon më, negociata të tilla unë skam parë në këtë vend. Me shantazhe e kërcënime me ikje me ardhje, hajde, thuaj po, ik thuaj jo etj. Ne nuk pendohemi për këtë që kemi bërë deri këtu, s’ka problem.

Më vjen keq për depolitizimin, që nuk e bëmë dot, nuk e bëmë dot se ishte e qartë që ishte e refuzuar nga ana e tyre dhe nuk donim që të dilnim pa marrëveshje.

Por ata s’kanë asnjë ekskluzivitet mbi asgjë dhe ajo do shkojë në kuvend dhe në i qëndrojmë asaj, por ata duhet të merren me punë të tjera e të mos vazhdojnë me sharje e kërcënime, të deputetëve që do votojnë marrëveshjen. Unë s’kam më shumë respekt për Bashën, e Vasilin, sec kam për Hajdarin e Murrizin që qëndruan në parlament.

Ata përtej marrëveshjes nuk kanë asgjë, se në Parlament janë njerëz që kanë bërë zgjedhjen e tyre, i pëlqejnë disa a jo, temë tjetër, janë njerëz që kanë ardhur me firmën e Bashës e Kryemadhit dhe nuk trajtohen pa respekt.

Sot janë 3 palë në vend, jo dy palë, ne, ata jashtë ata brenda dhe ne kemi detyrimin ti akomodojnë kërkesat por nuk jemi fondacioni Populli që merr e ik.


Shtuar 18.06.2020 11:15