Pirati më i famshë padit ish-bashkëshorten
Karriera e Johnny Depp u trondit kur gruaja e tij e akuzoi publikisht për ushtrim dhune në vitin 2016. Ndaj aktori ka ngritur një padi për shpifje dhe kërkon dëmshpërblimin prej 50 milionë dollarësh prej saj.

55-vjeçari tha se çdo gjë ka qenë e menduar mirë nga Heard, për t’i prishur imazhin atij. Në këtë mënyrë, figura e Amber do të kishte një publicitet pozitiv, duke ndikuar në zhvillimin e karrierës së saj.

Akuzat e ish-gruas së tij, pati një ndikim negativ në karrierën e Depp. Atij ju mohuan shumë role, përfshirë dhe atë në filmin “Piratet e Karaibeve”, film në të cilin kishte 15 vite që interpretonte personazhin kryesor.
Shtuar më 03/03/2019, ora 08:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori